Të enjten, opozita do të marrë mungesën e katërt në seance plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme.
Mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidentit Ilir Meta për “Teatrin” bashkë me ndryshimet ligjore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zgjedhur Vlorën dhe jo Parlamentin, sipas tyre për të të qëndruar atje ku njerëzit janë të rrezikuar dhe të pasigurt nga bandat dhe jo në godinën ku bandat përfaqësohen nga qeveria.
Të martën, dekreti presidencial kaloi vetëm me votat e të majtëve në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Opozita e cilësoi votimin antikushtetues, pasi sipas saj pranimi i dekretit e bën nul ligjin, ndërsa socialistët u mbrojtën duke sjellë në vëmendjen precedent të mëparshëm parlamentarë.
Një ditë para seancën plenare, në zyrën e kryetarit të Kuvendit trokitën kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, shefja e kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga , Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Minsitrave Ëngjëll Agaçi, si dhe relatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.
Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa Top Chanel mësoi se qëllimi kryesor i takimit ka qenë koordinimi i mazhorancës para seancës plenare, ku në rendin e ditës parashikohet edhe raportimi vjetor i Arta Markut për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017./Top Channel
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...