Ministria e Jashtme e Rusisë i ka thirrur në bisedë ambasadorët e Zvicrës dhe Holandës në Moskë për shkak të pretendimeve të përhapura në vendet e tyre “për aktivitetet e spiunazhit të Rusisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria në fjalë thuhet se ambasadorit zviceran Yves Rossier, i cili është thirrur në ministri i janë rikujtuar akuzat për “spiunazh” që po i bëhen Rusisë në vendin e tij ku është theksuar se kjo do të dëmtojë marrëdhëniet Rusi-Zvicër.
Po ashtu edhe ambasadorja e Holandës, Renee Jones-Bos është ftuar në ministri, ku u është thënë se në vendin e saj është zgjeruar fushata për pretendimet për aktivitete të spiunimit të Rusisë, duke shtuar se kjo mund t’i dëmtojë marrëdhëniet.
Javën e kaluar në mediat zvicerane ka patur pretendime se dy rusë, të cilët më parë ishin arrestuar dhe më pas ishin liruar në Holandë, kanë shkuar në Zvicër dhe se kanë filluar të ndjekin laboratorin kimik dhe disa institucione shtetërore. Po ashtu në media u publikuan lajme se qytetarët rusë në Zvicër bëjnë spiunazh.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë