Veseli për protestën e VV-së: Pse nuk protestuan për fjalët e Vuçiqit (VIDEO)

13:22 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje me 29 shtator ka thënë se nuk i bën hajër Kosovës, raporton arbresh.info.

“Protesta nuk i bë hajër Kosovës, sepse nuk duhet të merremi me një individ. Më mirë do të ishte me thirrë protestë kundër fjalëve të Aleksandar Vuçiqit dhe ne si parti do të ishim dalë, sepse gjuha e tij ka qenë e ashpër. Nuk duhet të kemi urrejtje në mes veti. Na duhet t’i dalim zot popullit tonë. Fjala e tij mbi pendë ka mundur me mbajt fjalim jashtë pendës diku tjetër, sepse mbrapa pendës kanë qenë dhjetëra familje tona. A ka qenë demonstrim që me tregu që ka potencial për marrje të Kosovës apo ku ka qenë qëllimi i tij. Dhe për këtë është dashur të mbahet protestë e jo për Hashim Thaçin”, u shpreh Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme