Policia britanike ka nisur një hetim pasi tre persona u plagosën në një përplasje pranë një qendre të komunitetit mysliman në veriperëndim të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia britanike theksoi se po e trajton incidentin jashtë qendrës Al-Majlis Al-Hussaini në kryqëzimin Oxgate Lande dhe Edgware Road si një krim të urrejtjes.
“Dy persona u dërguan në spital për trajtim. Të dy janë meshkuj në të njëzetat”, tha selia metropolitane Scotland Yard në Londër.
Një nga meshkujt, në të pesëdhjetat, mbetet në spital dhe po trajtohet për një dëm të rëndë në këmbë.
“Rreth orës 00:20, sigurimi në qendrën e komunitetit është informuar nga banorët se një automjet sillet në mënyrë anti-shoqërore, me pije alkoolike dhe dyshohet se përdorin drogë”, tha policia.
Automjeti ka kaluar afër qendrës dhe “komente të një natyre islamofobike dyshohet të jenë bërë nga grupi në makinë”.
Thuhet se automjeti është dëmtuar lehtë nga disa prej personave jashtë qendrës, ndërsa gjatë shkëputjes me shpejtësi ka shtypur tre persona.
– Dëgjuam tallje anti-islame
Duke kërkuar informacion nga publiku, policia po ashtu tha se “incidenti nuk trajtohet si terrorist, por si një krim urrejtjeje”.
“Ne jemi duke e trajtuar këtë ngjarje në mënyrë serioze dhe një numër pyetjesh janë duke u zhvilluar për të gjetur automjetin dhe ata që janë të përfshirë. Hetimet në rrethanat e plota të përplasjes janë në vazhdim”, tha Kelly Schonhage nga policia Brent.
Shoferi i automjetit ishte mashkull, së bashku me tre pasagjerë, dy meshkuj dhe një femër, të cilët sipas dëshmitarëve okularë ishin me origjinë kaukaziane.
“Ata u dëgjuan duke thirrur tallje anti-islamike në turmë para se të fillonin sulmet e tyre”, tha Hussaini.
Vitin e kaluar, një sulm i ngjashëm vrau 51-vjeçarin Makram Ali si dhe plagosi dhjetra të tjerë kur ekstremisti Darren Osborne u fut në një turmë besimtarësh muslimanë jashtë Shtëpisë së Mirëqenies Muslimane në Finsbury Park të Londrës.
Në shkurt të këtij viti, Osborne u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë mundësi për lirim me kusht për 43 vjet me akuzën për vrasje dhe vrasje në tentativë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...