Sipas njoftimit për media të Vetëvendosjes, z. Cooper gjatë takimit shprehu interesim që të kuptojë më shumë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe idetë për të ardhmen.
Në njoftim theksohet se kryetari Kurti shpalosi kritikën dhe kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje karshi dialogut joparimor e jotransparent e veçanërisht ndaj iniciativës personale të presidenti Thaçi, e cila është e dëmshme për shtetësinë e pavarësinë, integritetin territorial e institucional të Republikës së Kosovës. Ai po ashtu theksoi se për të arritur paqe të qëndrueshme është e nevojshme të fillojmë një dialog të brendshëm me serbët e Kosovës për zhvillim. Punësimi dhe drejtësia duhet të jenë prioritet, sepse janë preokupim kryesor i qytetarëve pa dallim etnie. Normalizimi i shteteve së brendshmi është më i rëndësishëm sesa normalizimi i raporteve të liderëve autoritarë, ndërkaq BE-ja mbrohet nëpërmjet paqes me anti-fashizëm brenda dhe shtetit të mirëqenies, si bazë e lirisë. Në fund, Kurti shtoi se në Kosovë duhet të ndryshojë qasja nga fokusi i tepërt në gjeopolitikë te socio-ekonomia, arsimi e shëndetësia.
Në fund palët u dakorduan t’i vazhdojnë kontaktet e takimet në të ardhmen.
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për viti...
Analiza gjermane: Vuçiq përhapës i propagandës ruse, regjimi...
Rama “sy m’sy” me komentuesit në Facebook:...
Bajrami-Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot pa...
Kurti në Podujevë: Llapjanët do të jenë prijës në rrugën ton...
Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin p...