Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka vlerësuar se çështja e Kosovës është në rrezik për shkak të tentimeve për të bërë pazare të ndryshme në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
Ai ka thënë se trendi i këtyre zhvillimeve politike e do edhe një përgjigje nga qytetarët pasi, siç thotë ai, institucionet nuk po e kryejnë punën e vet.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka deklaruar se ndalja e trendëve negativë në dialogun me Serbinë mund të bëhet përmes protestave.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve ta përkrahin protestën e 29 shtatorit të thirrur nga ky subjekt politik.
Ndërkaq duke komentuar mospjesëmarrjen e LDK-së në këtë protestë dhemosbashkëpunimin me Vetëvendosjen, Lajçi ka thënë se kjo është çështje taktike e LDK-së për elektorat.
“Është çështje taktike e LDK-së për elektorat. Mbase LDK-ja nuk do të duhej të mendonte një gjë të tillë, por për interesin e vendit. Është çështje taktike e LDK-së për shkaqe elektorale. Sidoqoftë, qytetarët nuk do të duhet të bazohen në këtë, por të marrin pjesë në protestë. Do të ishte mirë që LDK-ja të deklarohej për dhe ta thërriste edhe elektoratin e vet në protestë, sepse efekti do të ishte më i mirë”, ka thënë Lajçi.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...