Google ADS

Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite kërkesa për seancë të jashtëzakonshme

09:16 | 19 Shtator 2018
V. S.

Kryesisë së Kuvendit ka thirrure mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja është lajmëruar për në ora 11:00, ku pika e parë e rëndit të ditës është kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

R e n d i  i  d i t ë s

Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikat e rendit të ditës:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme