Google ADS

Liverpooli e nis me fitore Ligën e Kampionëve falë Roberto Firminos, mposhtë PSG-në

23:03 | 18 Shtator 2018
Arbresh Info

Liverpooli ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3 me 2 kampionin francez Paris Saint Germain.

“Redsat” kanë regjistruar tri pikë pas fitores së siguruar mbrëmjen e sotme (e martë) në takimin kundër gjigantit evropian në kuadër të xhiros së parë në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Jurgen Klopp shënoi dy gola të shpejta për gjashtë minuta brenda fraksionit të parë. Daniel Sturridge shënoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 30′, ndërsa James Milner dyfishoi shifrat për 2 me 0 pasi  tregua i saktë nga goditja nga pika e bardhë (36′).

Mirëpo, skuadra Thomas Tuchel arriti të ngushtoj disavantazhin pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë duke realizuar për 2 me 1 përmes Thomas Meunier.

Kylian Mbappe barazoi gjithçka në minutën e 83′ pas një aksioni të shpejtë i zhvilluar i gjithi nga Neymar, por shpresat e tyre për një barazim pësuan një goditje në sekondat e fundit të ndeshjes.

Roberto Firmino me një gol të bukur në minutën e dytë të kohës shtesë i siguroi tri pikë të plota në Grupin C gjigantit anglez.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fushë në minutën e 85′ si një zëvendësues i superyllit Mohamed Salah duke luajtur vetëm tetë minuta.

Liverpooli është i lider i Grupit C me tri pikë, dy më shumë se Napoli dhe Red Star Belgrade./arbresh.info/

Shikoni të gjitha golat:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme