Një raport dje sugjeroi se Instagram po planifikon të nisë një aplikacion të pavarur blerjesh që i lejon përdoruesit të shfletojnë dhe blejnë produkte në vetëm disa klikime.
Burimet që pretendojnë të kenë njohuri për këtë çështje i thanë The Verge se aplikacioni do të quhet “IG Shopping” dhe mundëson tregtarët dhe markat për të promovuar dhe shitur mallrat e tyre.
Sipas raportit, aplikacioni ende po përgatitet dhe ndërsa mund të ketë një afat kohor për nisjen ose testimin e mundshëm të tij, burimet nuk e ndajnë këtë informacion.
Nuk është e qartë nëse tiparet e tanishme të tregtisë elektronike të Instagram do të mbeteshin brenda aplikacionit origjinal, ose do të zhvendoseshin në aplikacion të dedikuar për pazar, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë që plotëson kërkesat e blerjeve të konsumatorëve në internet, nisja e një aplikacioni vetëm për blerje mund të ndihmojë për të bindur më shumë biznese se të kenë një prani në Instagram – ose një aplikacion për blerje të Instagram.
Rreth 25 milionë biznese tashmë përdorin Instagram në pronësi të Facebook për të promovuar dhe shitur prodhimet e tyre, kështu që kompania do të jetë në gjendje të populloj aplikacionin e saj të dedikuar për pazar me sallat e shitjeve. Krejt çka klientët do të duhej të bënin është të shkarkonin aplikacionin.
Instagram prezantoi një eksperiencë blerjeje në aplikacion në vitin 2016, përpara se të futej më gjerësisht vitin e kaluar. Sistemi ofron mundësi blerjeje nëpërmjet artikujve të etiketuar në imazhet e postuara, dhe kohët e fundit Instagram ka punuar për të lehtësuar sa më shumë blerjen online. /Telegrafi/
BE-ja e çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ...
Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rr...
Hargreaves: Jemi krenarë për rolin tonë në FSK për progresin...
KPM miraton Planin e Veprimit për monitorimin e fushatës
Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion p...
Kadrijaj i reagon Liburn Aliut për rrugën Deçan-Plavë: Kthje...