Google ADS

“The sun” zbulon arsyen pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua Lipa

22:30 | 18 Shtator 2018
A. B.

Tabloidi britanik “The sun” i ka kushtuar një artikull dy këngëtarëve shqiptare të cilat janë të lindura në Prishtinë, Dua Lipa dhe Rita Ora. Në këtë shkrim thuhet se Rita dhe Dua njihen edhe familjarisht, pasi që vendi në të cilin kanë lindur nuk është edhe shumë i madh.

Po ashtu, gjatë shkollimit të tyre Rita dhe Dua janë shkolluar në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”, si dhe për shoqërin e tyre të përbashkët.

Sipas burimeve të “The sun”, thonë se palë janë të përfshirë në një grindje të fshehtë, pasi që Dua e marrë vendin e Rita si fytyra e Adidas, shkruan ‘TheSun’.

Për më tepër “The sun” shkruan se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri, dyshohet se u anashkalua nga motra e Rita, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës, nga frika e vjedhjes së kurorës së Rita.

Kur është pyetur për marrëdhënien e saj me Ritin kohët e fundit, Dua ka buzëqeshur dhe në mënyrë diplomatike ka thënë se “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e Ritës”.

Një burim i afërt me yllin i tha Sun Online: “Kjo është arsyeja pse kurrë nuk do t’i shohim ato së bashku, sepse motra e Ritës e injoroi Duan dhe ajo nuk ka dëshironte të rivalizonte Rita dhe ata nuk e kanë bërë që prej atëherë. “

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme