Poret e hapura duan t’i kushtosh më tepër rëndësi dhe vëmendje pasi mbushen me papastërtitë që qarkullojnë në ajër dhe në këtë mënyrë formojnë pikat e zeza apo pikat dhjamore të bardha.
Këto janë më të vështira për t’u trajtuar pasi poret janë të mbyllura, ndërsa pikat e zeza janë pore të hapura. Më poshtë do të listojmë 6 gabimet e femrave që shkaktojnë mbylljen e poreve.
1.Pickimi i puçrrave
Kur ju shtrydhni puçrrat, ajo që bëni është vetëm inflamimi i lëkurës dhe jo zhdukja e tyre. Inflamacioni, likiti i bardhë që del nga puçrra zmadhon poret, eliminon yndyrën e lëkurës duke zmadhuar poret. Ajo që duhet të bëni është t’i trajtoni me acid salicilik ose peroksid benzoli.
2.Prekja e fytyrës
Vetëm mendoni sa gjëra prekni me duar në ditë dhe sa mikrobe gjenden në lëkurën tuaj. Nëse ju prekni pafund lëkurën tuaj, këto të fundit të gjitha arrijnë në lëkurën e fytyrës duke shkaktuar mbylljen e poreve.
3. Flini pa pastruar grimin
Një herë në kaq kohë të gjithë harrojmë të pastrojmë grimin përpara se të shtrihemi , por nëse këtë gjë e ktheni në një zakon nuk është mirë për lëkurën. Nëse ju nuk e pastroni lëkurën çdo ditë, procesi i plakjes përshpejtohet dhe poret zmadhohen me kalimin e kohës.
4.Nuk e eksfoljoni lëkurën
Mënyra më e mirë për të pastruar poret e bllokuara e për t’i mbyllur ato është eksfoljimi ndryshe i quajtur si procesi i pastrimit të lëkurës nga shtresat e vdekura. Këtë gjë duhet ta bëni një apo dy herë në jave. Është e thjeshtë mjafton të përzieni pak sodë buke me ujë dhe të fërkoni lëkurën. Mos harroni gjithnjë shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë në mënyrë që të mbyllni poret.
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...