Jo keq, kur të gjitha porositë janë prej të njëjtit shtet
Norvegjia është shteti i parë në botë, sa i përket përdorimit të makinave elektrike, transmeton Telegrafi.
Në fakt, 52 për qind e makinave të shitura në këtë shtet janë EV, andaj nuk është çudi që prodhuesit si Tesla lulëzojnë aty.
Megjithëse Norvegjia prin me përqindjen e këtyre makinave, Gjermania fqinje blenë më shumë dhe mund të kërkojë edhe më shumë pasi ka prodhimet e veta nga BMW dhe Mercedes.
Norvegjia mbetet treg shumë i madh për EV, andaj vetëm aty BMW i ka hapur porositë për iX3 SUV.
InsideEV raporton se brenda dy javësh janë porositur më se 1,000 iX3, për ekuivalentin e 1,500 eurove që do të përfshihen më pas në çmim. Modeli që do të hyjë në prodhim më 2020, pritet të prodhojë 70 kWh, ndërsa të lëvizë për 400 kilometra me një mbushje baterie.
Megjithëse ende nuk dihet se kur do të lansohet BMW iX3, në Norvegjinë e 5.2 milionë banorëve, pritet të ketë edhe kërkesa të tjera për këtë makinë. /Telegrafi/
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...