Interi ka rrëmbyer tri pikë në takimin mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Tottenham Hotspurit.
Gjiganti italian ka regjistruar fitore duke përmbysur në fund të ndeshjes rezultatin për 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të Grupit B kundër skuadrës së Pochettinos, shkruan portali arbresh.info.
Christian Eriksen, i cili realizoi golin e vetëm për “Spursët”, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Reprezentuesi danez është vlerësuar me notën 8.4 për paraqitjen impresive në Giuseppe Meazza.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Asamoah i Interit (7.7), Vecino (7.4) dhe Icardi (7.3).
Lojtari me notën më të dobët është Jan Vertonghen (5.8)./arbresh.info/
Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjers...
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...