Google ADS

Interi rrëmben tri pikë në fund, befason Tottenhamin

21:14 | 18 Shtator 2018
Arbresh Info

Interi ka bërë një rikthim befasues në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) ndaj Tottenham Hotspurit.

Gjiganti italian ka regjistruar tri pikët e para në kuadër të Grupit B në UEFA Ligë të Kampionëve pas dy golave të shpejta të realizuara në minutat e fundit të takimit kundër skuadrës së Maurico Pochettinos, shkruan portali arbresh.info.

Christian Eriksen zuri në befasi mbrojtjen e nikoqirëve duke shënuar gol të bukur për 1 me 0 për t’i dhënë epërsisë skuadrës së tij.

Një rezultat i tillë mbeti deri në minutën e 86′, kur Icardi me një super goditje barazoi shifrat për 1 me 1 pas asistimit nga afërsia që e bëri Asamoah.

Në sekondat e fundit, Matias Veciano befasoi të gjithë duke shënuar me kokë për 2 me 1 për t’i siguruar tri pikët e para skuadrës së tij.

Interi me tri pikë qëndron në pozitën e dytë të grupit, prapa Barcelonës gjithashtu me tri pikë por me golaverazh më të mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme