Google ADS

Grabiti disa shtetas të huaj, arrestohet 28-vjeçari

20:59 | 18 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Policia ka arrestuar një nga dy autorët e grabitjes së disa shtetasve pakistanezë në Malsinë e Madhe.

Mësohet se në pranga ka rënë Albion Shabaj, 28-vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Ndërsa, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasëve pakistanezë  780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Gjithashtu, është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj. Policia bën me dije se po punohet edhe për gjetjen e automjetit tjetër.

28-vjeçari akuzohet për veprat penale të ‘vjedhjes me dhunë’ dhe ‘ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme