Google ADS

Britania mbështetje për zhvillimin e energjisë së Maqedonisë

19:59 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar përmes një fondi me vlerë prej afër 1 milion dollarë amerikan do të ndihmojë Maqedoninë për krijimin e një strategjie të energjisë, e cila parashikon që në 30 vitet e ardhshme të tregojë zhvillimin e sektorit të energjisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua në një restorant në Kanjon Matka nga ana e zv/kryeministrit maqedonas për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, ku i pranishëm ishte edhe ministri maqedonas i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të cilët më herët zhvilluan një takim.

Zv/kryeministri Angjushev në fjalën e tij pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim shprehu bindje strategjia që do të krijohet tani do të japë një kornizë për zhvillimin e energjisë në Maqedoni. Ai shtoi se në strategji përveç aspektit të energjisë do të parashikohen edhe aspektet e ekologjisë, respektivisht si energjia do të ndikojë në mjedisit jetësor në Maqedoni.

“Strategjia e energjisë lind si një detyrim në Ligjin për energji që Maqedonia e miratoi në muajin maj të këtij viti dhe ai parashikon periudhën prej 30 viteve, kështu që do të tregojë si Maqedonia do të zhvillohet në energji në 30 vitet e fundit”, tha zv/kryeministri Angjushev.

Ndërsa ministri Bekteshi bëri të ditur se pritet që vitin e ardhshëm të përfundohet strategjia kushtuar sektorit të energjisë së Maqedonisë, duke u shprehur se, “Me këtë, si qeveri do të kemi drejtimin e vërtetë në atë se si do të zhvillohet ky sektor shumë i rëndësishëm i Maqedonisë, duke marrë parasysh edhe mbrojtjes e mjedisit dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë të ardhme më të sigurtë të kapaciteteve të energjisë në Maqedoni”.

Ndërkaq, ministri britanik, Duncan, nga ana e tij theksoi se çdo vend ka nevojë për energji të sigurtë, energji të ndryshme dhe energji që është e ndjeshme ndaj mjedisit.

“Fondi është në vlerë prej afërsisht 1 milion dollarë. Është një shumë në të holla për të ndihmuar në krijimin e një strategjie të duhur të sektorit të energjisë në vend, në mënyrë që ju të mund të siguroni furnizime të energjisë së ndryshme dhe ekologjikisht moderne”, tha Duncan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme