Gjykata e Tiranës çeli gjykimin ndaj katër të rinjve të akuzuar për vrasjen e 18 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit 2017.
Togat e zeza refuzuan kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes. Sipas prokurorisë, në ngjarje ka marrë pjesë edhe një autor i pestë, për identifikimin e të cilit vijon hetimi.
Katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18 vjeçarit Marvi Mihali pas konfliktit për një karikues telefoni do të gjykohen në një proces të zakonshëm.
Në seancën e të martës, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e bërë nga avokatët e të pandehurve Devis dhe Eugen Bitraj, për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi nga i cili përfitohet ulja e një të tretës së masës së dënimit në rast fajësie.
Mospranimi i gjykimit të shkurtuar u kërkua në sallë edhe nga përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimës. Refuzim të gjykatës hasi edhe kërkesa e bërë nga avokatët e të pandehurve të shpallur në kërkim Kridens dhe Marsel Alla, Në vijim gjykata çeli shqyrtimin gjyqësor dhe prokurori lexoi kërkesën për gjykim dhe parashtroi provat e dosjes. Sipas prokurorit Gjergji Tako, në ngjarjen ku mbeti i vrarë Marvi Mihali ka marrë pjesë edhe një autor i pestë dhe se prokurori po kryen veprimet për identifikimin e tij.
Marvi Mihali u vra në korrik 2017 pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Pas ngjarjes u arrestuan katër të pandehurit e dosjes. Fillimisht ata u lanë në masën “arrest në burg” për akuzën e “vrasjes”. Në maj të vitit 2018 barra e vrasjes i mbeti vetëm Dejvi Bitratj, pasi për tre të tjerët akuza u rikualifikua në “moskallëzim krimit”, ç’ka u pasua me lirimin e tyre nga qelia. Disa javë më vonë, prokuroria ndryshoi qëndrim dhe kërkoi në gjykatë riarrestimin e tyre./abcnews.al
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...