Google ADS

Serie A e dënon rëndë Costan për gjestin e tmerrshëm

19:06 | 18 Shtator 2018
Arbresh Info

Reprezentuesi i Brazilit është përplasur me Federico di Francescon e Sassuolos gjatë ndeshjes në Serie A dhe tani do të paguaj çmimin për veprimet e tij.

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa është ndëshkuar me katër ndeshje pasi pështyu në fytyrën e Federico di Francescos gjatë ndeshjen në kuadër të Serie A kundër Sassuolos, transmeton portali arbresh.info.

Serie A ka konfirmuar se anësori është ndëshkuar me qëndrim jashtë fushe në katër ndeshjet e ardhshme pasi pështy në fytyrën e Federico Di Francesos.

Max Allegri nuk do të llogaris në shërbimet e tij për ndeshjen si mysafirë ndaj Frosionones, atyre si nikoqir kundër Bolognas dhe Napolit si dhe takimit tjetër kundër Udineses.

Sidoqoftë, lojtari është në dispozicion për takimin e sotëm ndaj Valencias në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme