Euro-komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, gjatë qëndrimit të tij në Shkup apeloi deri te qytetarët e Maqedonisë të mos anashkalojnë referendumin, të dalin të votojnë.
Në fjalimin e tij ai i dha theks të veçantë respektimit të vlerave demokratike, pjesë e së cilës është liria e shprehjes, shkruan Portalb.mk.
Euro-komisari Johanes Han, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në konferencën dyditore ‘’Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor’’ në Shkup, sërish i ka thirrur qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, sepse sipas tij, ky do të jetë vendimi më i rëndësishëm për to, për ardhmërinë e tyre. Ai tha se vëmendja duhet të jetë në rezultatin dhe jo në çështjen se kush nuk do të dalë të votojë.
“Së shpejti vendi juaj do të organizojë referendumin dhe ajo në të cilën ju duhet të përqëndroheni është rezultati që do të del nga i njëjti dhe jo të merreni me jehonën e daljes në të. Në një shtet me pjekuri demokratike nuk duhet të flitet aspak për daljen por për rezultatin’’ tha Han.
Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve në konferencë, kryesisht mediave më relevante në rajon si dhe OJQ-ve mediatike, dha porosi që mediat së bashku me përfaqësuesit politik të jenë realistë në punën që duhet ta bëjnë, në rrugëtimin e vendit kundrejt Bashkimit Evropian.
“Të jemi realistë për atë çfarë mund të bëjmë në periudhë të shkurtër dhe të mesme që të ndryshojmë situatën dhe të përparojmë në regjion. Kam përshtypjen se në disa raste flasim për botë utopike dhe ideale por ne duhet të jemi realistë. Ne gjendemi në periudhë tranzicioni e cila duhet të mbarojë me integrimin e plotë te vendit tuaj në Bashkimin Evropian. Duhet ta keni parasysh se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislatives evropiane të “Acquis Communautaire” por në thelb është proces i implementimit dhe pranimit të vlerave evropiane: të pluralizmit, respektimit të së drejtave individuale, lirinë e të shprehurit, pavarësinë e gjyqësorit” tha mes tjerash i pari i Komisionit Evropian.
Ai premtoi se Bashkimi Evropian do të investojë më shumë në sferën e zhvillimit të mediave në Ballkan, me qëllim të përforcimit të demokracisë dhe pluralizmit në këtë rajon.
“Çdokush duhet të jetë në gjendje të shpreh mendimin e tij pa frikë ndaj sanksioneve” tha Han.
Qëllimi i vizitës së Johanes Han në Shkup ishte të merr pjesë në konferencën dyditore “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, në të cilën morën pjesë rreth 300 përfaqësues të mediave, ekspertë në fushën mediale, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe ambasadave në Maqedoni. Han gjithashtu u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...