Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë, që është publikuar në Byronë Nacionale të Hulumtimeve Ekonomike, ka treguar se personat e lindur në shtator kanë një avantazh më të madh në shkollë.
Shkencëtarët kanë analizuar zhvillimin e aftësive njohëse të më shumë se 1.2 milionë nxënësve në shkollat publike në Florida mes moshave 6 dhe 15, e që të gjithë kishin qenë të lindur në muaj të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Pas analizimit të variablave të ndryshme, shkencëtarët zbuluan se studentët e lindur në muajin shtator kishin pasur nota shumë më të larta sesa fëmijët e lindur në gusht dhe muajt tjerë.
Hulumtuesit kanë theksuar se nxënësit e lindur në shtator janë gjithashtu më të prirë të futen në universitete më të mira.
Ndër tjerash, autorët e studimit gjithashtu kanë theksuar se personat e lindur në shtator shquhen edhe për shanse më të vogla të përfshirjes në krime të ndryshme.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra