Reprezentuesi i Anglisë, Marcus Rashford thuhet se do të jetë startues në ndeshjen e Manchester United ndaj Young Boys në UEFA Ligë të Kampionëve.
20-vjeçari është suspenduar për tri ndeshje në kampionatin anglez pas kartonit të kuq që mori në takimin kundër Burnleyt para pushimeve ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht kësaj, talenti i ri mund të luaj në kompeticionin evropian dhe sipas mediave në Angli, Jose Mourinho është i përgatitur për t’i dhënë atij pozitën startuese.
Trajneri United është kritikuar së fundmi në lidhje për mos shfrytëzimin e sulmuesi edhe pse ai shënoi kundër Anglisë dhe Zvicrës.
Në konferencën e fundit për shtyp, Mourinho theksoi se Rashfrod ka luajtur më shumë se çdo lojtar tjetër U21 i Premierë Ligës gjatë dy sezoneve të fundit dhe sulmuesi tani duket se do të jetë startues ndaj Young Boys nesër./arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...