Google ADS

Flet vëllau i Elez Blakajt, ka një lutje për popullin

17:12 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Vëllau i ish prokurorit Elez Blakaj, Besniku ka thënë se populli duhet të jetë i kujdesshëm dhe gjykues i mirë ndaj ngjarjeve të fundit që lakohen me emrin e vëllaut të tij.

Në një përgjigje për Indeksonline, profesori i edukatës fizike në Istog ka thënë se në adresë të familjes së tyre nuk ka patur ndonjë kërcënim.

“Nuk kemi patur ende asnjë kërcënim, edhepse deklaratat e Demaliajt kishin tone kërcënimi. Por, kjo punë nuk na brengos fare. Mendoj që këto veprime nuk i konvenojnë askujt, e më së paku gjendjes në Kosovë.

Populli duhet të jetë i kujdesshëm e i matur, gjykues i mirë për këto veprime që po vrasin drejtësinë në vend. Ne si familje kemi respekt të madh për veteranët e vërtetë të UÇK-së” ka thënë Besnik Blakaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme