Google ADS

E konfirmon Putin, avioni ushtarak u rrëzua nga regjimi sirian

15:44 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Vladimir Putin i është adresuar rrëzimit të avionit ushtarak rus nga regjimi sirian.

Pasi fillimisht akuzuan Izraelin për aksidentin tragjik, tani presidenti rus ka konfirmuar se ishte raketa tokë-ajër e aleatit të tyre ajo që rrëzoi avionin, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti rus ka ofruar ngushëllime për vdekjen e anëtarëve të ekuipazhit të mjetit Il-20.

Putin deklaroi se pala ruse është vendosur të hetojë tërësisht çështjen.

Aeroplani Il-20 është rrëzuar nga forcat ushtarake siriane pasi avionët e Izraelit e kanë vënë nën sulm jashtë bregut sirian, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Maj Gen, Igor Konashenkov./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme