Komisioni Evropian ka marrë vendim që të fillojë hetime ndaj kompanive automobilistike BMW, Daimler dhe VW me dyshimin se kanë penguar zhvillimin e teknologjisë së emetimeve të pastra për automjetet me benzinë dhe naftë, transmeton Anadolu Agency (AA).
KE-ja ka njoftuar se kanë filluar hetimet zyrtare ndaj kompanive BMW, Daimler dhe VW (Volkswagen, Audi, Porsche) për të përcaktuar nëse kanë kryer apo jo në kundërshtim me konkurencën veprime që pengojnë teknologjinë e emetimeve të pastra.
Më tej thuhet se do të zbulohet nëse në takimet e zhvilluara mes kompanive automobilistike janë marrë apo jo vendime për të penguar dhe zbatuar zhvillimin e teknologjive të emetimeve.
KE-ja ka autoritetin e kontrollit nëse ka apo jo ndonjë situatë në kundërshtim me konkurrencën në sektorin e kompanive që operojnë në Bashkimin Evropian. KE do të shqyrtojë nëse ekziston ndonjë situatë anti-konkurruese në këto hetime. Në rast se vërtetohen situata që dëmtojnë konkurrencën, KE do ti japë fund kësaj situate dhe do të vendosë gjoba të larta për kompanitë.
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë