“Prononcimi në referendumin e ardhshëm ka rëndësi thelbësore për ekzistencën e mëtejshme të Maqedonisë si shtet, pasi është i nevojshëm homogjenitet kombëtar dhe bashkim i të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në të”, theksoi kryetari PRSD-së, Tito Petkovski në tribunën rajonale që u mbajt në Koçan.
Sipas Petkovskit, të gjitha qeveritë e Maqedonisë deri tani kanë biseduar për zgjidhje të emrit, por asnjëra nuk ka pasur vendosmëri dhe guxim të shkojë deri në fund me propozim përfundimtar, ndërsa marrëveshja e arritur me Greqinë duhet të pranohet si zgjidhje më e volitshme.
“Ju mashtrojnë kur thonë se nuk duhet ky moment nuk duhet të përjetohet si vendim për të qenë ose jo. Qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi historike që të pranohen ndërkombëtarisht, edhe me gjuhë edhe me identitet edhe me komb. Nëse ne si popull lëshojmë këtë mundësi, ajo nuk do të përsëritet edhe një herë”, tha mes tjerash Petkovski.
Në fund të fjalimit para anëtarëve të pranishëm të partisë nga rajoni, kryetari i PRSD-së tha se pret që shumica e qytetarëve do të japin përgjigje pozitive në pyetjen e referendumit, me të cilën përgjithmonë do të mbyllen çështjet për ekzistimin e shtetit të Maqedonisë.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...