Tajfuni Mangkhut në Filipine, 74 të vdekur

12:57 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Të paktën 74 persona e kanë humbur jetën kur tajfuni “Mangkhut” goditi veriun e Filipineve në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se janë zhdukur 55 persona, ndërsa janë lënduar më shumë se 35 të tjerë. Më së shumti raste të vdekjes janë regjistruar gjatë rrëshqitjeve të shkaktuara nga tajfuni, i cili goditi dhe ndikoi mbi jetën e rreth 250 mijë personave në këtë zonë.

Tajfuni ka humbur fuqinë duke u nisur në drejtimin perëndim-veriperëndim, njoftuan më herët nga Drejtoria për atmosferë, gjeofizikë dhe astronomi të Filipineve (PAGASA). Pas Filipineve, tajfuni goditi edhe jugun e Kinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme