Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.
Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:
1) Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.
2) Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.
3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.
4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.
5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje: Këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet