“Balkanweb” siguron vendimin i cili liroi nga burgu, nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Vendimi i firmosur më datë 13 shtator, mban firmën e gjyqtarit të Gjykatës së Fierit Piro Sota. Sipas vendimit, te siguruar nga gazetari Ervi Kuçi, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.
Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në vitet e fundit.
Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.
Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.
Në prill të këtij viti nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...