Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpeshtuar konferencat për media. Pothuajse nuk kalon as një javë në dy muajt e fundit, e që Thaçi nuk del para gazetarëve. E në asnjë prej këtyre konferencave ai nuk lë pa përmendur idenë e tij për shkëmbim territoresh, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”.
Me fillim nga ora 11 e 15, Presidenti Hashim Thaçi pritet tu drejtohet gazetarëve. Kështu kanë njoftuar nga Presidenca përmes një komunikate drejtuar mediave.
Por, se për çfarë arsye është thirrur kjo konferencë, nga Presidenca nuk kanë njoftuar asgjë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 11:15, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në komunikatë.
E duket se edhe sot Thaçi do ta përsërisë idenë e tij për shkëmbim territoresh, apo siç po e quan ai “korrigjim kufijsh”, sikurse po e përsërit në çdo konferencë të tij, të cilat i ka shpeshtuar së fundi.
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...
Ka tri dashuri të mëdha në jetë, ndaj pse asnjëra prej tyre ...
Ke çrregullim ankthi apo thjesht ndjen nervozizëm?
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Barcelona është në prag të nënshkrimit të “kontratës më të m...
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajto...