Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radari gjersa po fluturonte mbi Siri, njofton ministria ruse e mbrojtjes.
“Lidhja është humbur me ekipin e avionit rus II-20 mbi Detin Mesdhe”, tha ministria, transmeton portali arbresh.info.
Kontakti është shkëputur rreth orës 23:00 të kohës lokale, thuhet më tej.
Rusia ka nisur bombardime në Siri në vitin 2015 me kërkesë të presidentit Bashar al-Assad, i cili ka qëndruar në pushtet përkundër luftës shtatëvjeçare civile.
Konflikti deri tani ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz.
Incidenti të hënën thuhet se ndodhi rreth 35 km nga bregu sirian, pasi avioni Ilyushin Il-20 po kthehej në bazën ajrore të Hmeimim të Rusisë pranë qytetit veri-perëndimor të Latakisë./Arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik