Rreth 1.300 “veteranë të rrejshëm”, që i janë shtuar aktakuzës së përpiluar nga ish-prokurori Elez Blakaj, nuk janë aplikues nga Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, siç ka tentuar ta arsyetojë Prokuroria e Shtetit rritjen e numrit të veteranëve të rremë nga 19 mijë në më shumë se 20 mijë.
1.300 veteranët e rinj janë persona që janë futur në listë pas dorëheqjes së Blakajt në zona të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Të dhënat e aktakuzës se re me logo të Prokurorisë së Shtetit që janë publikuar në media, vërtetësinë e të cilave Prokuroria nuk e ka kontestuar, gazeta i ka krahasuar me aktakuzën e shkruar nga Blakaj, një kopje të së cilës e posedon, dhe që ka botuar pjesë të saj.
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...