Një pronar i një pike bastesh të hënën në darkë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musaraj” te zona e 21 ‘Dhjetorit’.
Kanë qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë për të shtëna me armë zjarri në këtë rrugë.
Por në momentin që kanë mbërritur blutë nuk kanë gjetur asnjë person.
Report Tv raporton se i plagosuri dyshohet se është pronari i një pike bastesh, por që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa mësohet se ka gjetur prova për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të vitit 32-vjeçari Emiljano Boçi.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit