Keni festuar shumë mbrëmë? Apo nuk keni bërë një gjumë të rehatshëm? Epo ka shumë shkaktarë që ndikojnë në krijimin e rrathëve poshtë syve. Ngriheni në mëngjes nga gjumi, shkoni para pasqyrës, dhe ç’të shihni? Poshtë syve tuaja janë krijuar rrathë të zinj, të shëmtuar, që ju prishin bukurinë.
Nga se shkaktohen rrathët e zinj?
Rrathët e zinj zakonisht krijohen te ata njerëz që kanë një lëkurë të hollë. Kjo ndodh për shkak se, ata i kanë enët e gjakut të dukshme dhe kjo e shkakton edhe ngjyrën e errët. Por nëse ju ekspozoheni shumë ndaj diellit, këta rrathë të zinj mund të përkeqësohen, shkruan dritare.
Edhe nëse ju lodheni tej mase, flini vonë, rrathët poshtë syve tuaj do të krijohen lehtësisht.
Por si mund t’i parandaloni?
Nëse nuk doni të keni rrathë poshtë syve? Është e rëndësishme që ju të keni një mënyrë jetese të shëndetshme. Sigurohuni të flini gjumë mjaftueshëm, mos pini shumë alkool, ose mos pini fare. Gjithashtu dritare.net ju këshillon të mos pini shumë kafe, ose pije me kafeinë, pasi ajo ngushton enët e gjakut, gjë që shkakton edhe rrathët poshtë syve.
Ç’është më e rëndësishmja, pastrojeni mirë fytyrën tuaj, largoni kremin dhe make up-in e tepërt.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...