Haradinaj: Kuptohemi mirë me Veselin, Thaçin, Limajn e Pacollin

22:03 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për raportet e tij me partnerët e koalicionit.

Derisa ka folur për të arriturat e tij, ka thënë se merret vesh mirë me përgjegjësit e parë.

“Në çdo temë ka vështirësi, ligji për pagat s’ka qenë i lehtë. Nuk ka pas ligj për pagat, hera e parë që e kemi bërë. Me përgjegjësit e parë, si me Veselin me Thacin si president, me Limajn me Pacollin merremi vesh por në zbatim ka vështirësi”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Haradinaj ka folur edhe liberalizimin e vizave. Ai ka thënë ndër të tjera është duke punuar në këtë drejtim dhe se deri më tani ka lajme të mira dhe se Kosova është në pozicion të favorshëm.

“Tani jemi në një fazë tjetër. Komisioni dhe parlamenti duhet të komunikojnë më këshillin e ministrave e cila është provë më e vështirë. Jemi duke punuar në atë drejtim dhe jemi në pozicion të mirë. Kam siguruar shumë njerëz që Kosova të konsolidohet dhe shpresoj që do të rezultojë me liberalizim”, ka thënë Haradinaj, përcjellë Indeksonline.

Ai tutja i ka bërë thirrje partive opozitare, veçmas LDK-së që të ndikojnë tek partitë e djathta të cilat mund të na ndihmonin shumë në procesin e liberalizimit të vizave. Haradinaj gjithashtu është shprehur se fjalët për prokurorin Blakaj nga ana e tij, nuk do të ndikojnë aspak në këtë drejtim, pasi që ai tha se kjo s’është përfshirë në agjendën e BE-se dhe se këshilli është informuar me kohë.

Të ngjashme