Turqia do të forcojë praninë ushtarake në Qipro

21:06 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka provokuar sërish me deklaratat e tij, duke paralajmëruar se vendi i tij  jo vetëm që nuk do të zvogëlojë trupat ushtarake në Qipro por synon ti rrisë ato.

Sipas “Milliyet”, presidenti turk tha ndër të tjera se prania e forcave turke në atë që ai quan pseudo-shtet, është “e rëndësishme”.

Ai përsëriti se pala greke qipriote ishte ajo që hodhi poshtë planin e Ananit në vitin 2004, i cili do të rregullonte çështjen e trupave në ishull.

Por Presidenti ka mohuar se Turqia po planifikon të ndërtojë një bazë të përhershme detare në zonën që kontrollon.

Ai është shprehur se Megalonissos është vetëm disa minuta larg nga bregu turk dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për të ndërtuar një seli të përhershme, shkruan ora neës.

Megjithatë Erdogan nuk përjashtoi mundësinë e ndërtimit të një baze në të ardhmen, duke folur për një faktor psikologjik.

Erdogan deklaroi prerazi se Greqia nuk ka afërsi të ngjashme me Qipron.
Deklaratat janë bërë pas njoftimit nga Berlini për vizitën zyrtare të Presidentit turk në fund të muajit.

Edhe pse marrëdhënia midis Turqisë dhe Gjermanisë është përkeqësuar dukshëm, veçanërisht për shkak të një numri arrestimesh të shtetasve gjermanë në territorin turk, Ankaraja dhe Berlini kanë përshkallëzuar takimet diplomatike kohët e fundit.

Gjatë vizitës së tij, Erdogan do të takohet dy herë me Angela Merkel. Kancelarja do t’i japë atij një darkë zyrtare në ditën e parë, ndërsa dy udhëheqësit do të kenë bisedime të dyta.

Gjithashtu, deklaratat u bënë disa orë para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të martën.

Në takimin vjetor, Agjensia e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Gutierrez shqyrton hapësirat për rihapjen e negociatave të “ngrira” pas përpjekjeve të pafrytshme në Crans-Montana të Zvicrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme