Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se si dhe kush do ta bëjë vetting-un e politikanëve.
Sipas Bashës, së pari, vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
Së dyti, struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
Së treti, vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
Së katërti, vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
Së pesti, Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale./tch/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/329058650974518/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh