Google ADS

Një burrë në Indi vritet me hanxharë në prezencë të gruas shtatzënë

19:08 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Një burrë është vrarë me hanxhar në prezencë të gruas së tij shtatzënë, kurse ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Indi.

Pranay Kumar, 24-vjeç, po largohej nga spitali me gruan e tij 23-vjeçe, Amrutha Varshini afër qytetit Hyderbad, kur nga pas një burrë i panjohur me sulmoi me hanxhar, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë i paidentifikuar i afrohet nga pas dhe e godet në qafë me hanxhar, derisa gruaja e tij e shokuar pa gjithçka.

Edhe pse gruaja e viktimës u mundua ta mbron burrin, sulmuesi e godet edhe një herë në kokë Pranayin. Por sikur kjo të mos mjaftonte, sulmuesi hedh hanxharin para trupit të pajetë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Viktima është futur me urgjencë në spital, por edhe pse mjekët dhanë maksimumin për ta shpëtuar, Pranay nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Dyshja ishin martuar në janar, ndërsa familjet e tyre ishin kundër kësaj martese. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme