Google ADS

Berisha: Publikimi i listave të veteranëve mashtrues u bë me qëllim që të dështojë procesi

17:47 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Deputeti i partisë Nisma, Zafir Berisha, i ftuar në emisionin “Frontal Live” në T 7, thotë se publikimi i listave me veteranë të rrejshëm është tentim për të dështuar gjykimi i vërtetë i mashtruesve. Thotë se në këto lista ka parë veteranë të vërtetë, ky veprim dyshon se është bërë për të krijuar mjegull.

“Është një tentim për me dështu gjykimi i vërtetë i mashtruesve, nuk është rastësi, është lëvizje e qëllimshme të cilët së bashku me ata që dyshohet se ai plotësojnë kriteret i kanë futur edhe veteranët e vërtetë. Pash edhe miq të mi veteranë të vërtetë në këto lista”, tha berisha.

Ai tha se ka dyshime që kjo është bërë me qëllim për të krijuar mjegull karshi situatës së krijuar në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme