Google ADS

Osmani: Jemi të pakompromis kur bëhet fjalë për cenimin e integritetit të vendit

17:35 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Është mbajtur mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se 7 vjet pas fillimit të dialogut ai zhvillohet në relacionet mes dy politikanëve e jo popujve.

“Shpeshherë BE-ja knaqet me duarshtrëngimin e këtyre dy politikanëve. Mjafton të shkojmë në veri të shohim se çfarë progresi është arritur, dhe t’i pyesim ata që joteojnë aty do të na tregojnë”, ka thënë ajo.

Sipas saj zbatim të mrrëveshjes nuk do te ketë nëse nukd ëgjohet Opozita.

“Opozita i është drejtuar Mogherinit me një letër për të treguar qëndrimin e saj për dialogun. Po ashtu që Presidenti në mënyrë antikushtetuese po e përfaqëson vendin në këtë dialog si dhe ka rihapur çështjen e kufijëve ku në këtë mënyrë po e rrezikon shtetësinë e Kosovës gjë kjo e cila është rikonfirmuar dhe vulosur edhe me 116 kombe të lira dhe me opinionin këshilldhënës të Gjykëtës së Drejtësisë. Çdo hapje e temës së kufijve rrezikon stabilitetin e Kosovës dhe ka efekt domino për rajonin e Ballkanit Perendimor por edhe më tej”, ka thënë ajo duke shtuar se edhe asocicacioni me kompetenca ekzekutive ka efekt të njëjtë.

“Kompromisi është i domosdoshëm por jemi të pakompromis kur bëhet fjalë për integritetin e cenueshëm të vendit. Në qoftëse arrihet marrëveshja, na duhen garanca ligjore për antarësim të Kosoëvs në OKB dhe njohje të Kosovës. Për dikë në BE mund të jetë çështje e karrierës por për ne kosovarët është e ardhmja e fëmijëve tanë”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme