Njerëzit shpesh përcaktojnë qëllime të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre.
Dikush mund të dëshirojë të bëjë një karrierë, të bëhet i pasur, i famshëm, të tjerët të mbushin murin me diploma ose përshkojnë një distancë të caktuar, për të humbur peshë ose për të gjetur dashurinë e jetës. Në përgjithësi, gjithkush vendos diçka në mendjen e vet dhe përpiqet të ketë sukses.
Sa më i lartë të jetë qëllimi, aq më i suksesshëm konsiderohesh, nëse arrin qëllimin sigurisht. Dhe si gjithmonë yjet kanë vendosur edhe kësaj here për ju:
Dashi: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, shenja që udhëheq horoskopin është gjithashtu pararendëse e ambicies. Dashi është konkurrues nga natyra, i guximshëm,i gatshëm të hyjë brenda në “në zjarr” dhe në fund të dalë fitimtar. Ai ka atë që ne e quajmë guxim të mirë dhe nuk ka frikë të provojë asgjë.
Demi: Në qoftë se në rrethin tuaj familjar ose miqësor keni një Dem, tashmë e dini që kur ai vendos një synim nuk ekziston mundësia të zbrapset edhe sikur bota të përmbyset. Ai është elastik, kokëfortë, i palëvizshëm, i zellshëm, nuk dëgjon askënd, nuk ndikohet nga opinionet e palës së tretë dhe nuk frikësohet nga pengesat që gjen në rrugën e tij për të arritur suksesin. Ai mund të gjakoset, të përplasë kokën shumë herë, por ai prapë do t’ia dalë mbanë.
Luani: Luani është një lider i lindur dhe këtë e tregon në çdo hap që hedh. Ai është shumë i guximshëm, i bindur dhe besnik ndaj vetvetes dhe nuk humbet mundësitë për të shfaqur aftësitë e tij.
Akrepi: Nuk ka asnjë shenjë më me vullnet dhe vendosmëri se Akrepi. Ndryshe nga shenjat e tjera që e kultivojnë ambicien duke u fokusuar tek qëllimet e tyre, Akrepi nuk i lë asgjë rastësisë dhe ka gjithmonë një plan rezervë. I gatshëm të përballet me perënditë dhe demonët për ta arritur atë që do, Akrepi është përfundimisht sinonim i ambicies dhe idealistit fitimtar.
Bricjapi: Qëllimi i Bricjapit është të arrijë majat në atë që bën. Ai përpiqet shumë, punon pafundësisht, nganjëherë bëhet i ftohtë apo edhe i vështirë, por vazhdon të mësojë dhe përmirësohet vazhdimisht, duke mbuluar zbrazëtitë e tij dhe shtuar diturinë. Sado “shuplaka” të hajë, në fund do të shpërblehet dhe do të triumfojë.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...