Një adoleshent autik është dhunuar nga disa persona në një pikë fast food-i. 14-vjeçari u dërgua në spital pas sulmit që iu bë mbrëmjen e së shtunës në Manchester të Anglisë. Babai i të miturit autik tha se djali i tij u sulmua nga 3-4 persona që e goditën me shkopinj dhe shufra hekuri.
Ai shpjegoi se 14-vjeçari kishte dalë shëtitje me qenin dhe ndaloi për të blerë një hamburger, ku dhe u sulmua nga disa persona të panjohur. Djali kishte shkuar vetë në shtëpi i mbuluar me gjak dhe me fraktura në trup. I ati e dërgoi menjëherë në spital, ku adoleshenti bëri skaner të kokës dhe trupit. Për fat të mirë, nuk ka asgjë serioze që t’i rrezikojë jetën, por të gjithë dhëmbët i janë thyer.
Babai i djalit ka mbetur i shokuar nga ngjarja, pasi nuk e kupton se çfarë ka ndodhur, përse e kanë dhunuar dhe kush janë autorët që fshihen pas këtij sulmi të shëmtuar.
Kohët e fundit është zbuluar se 14-vjeçari është autik dhe ka filluar studimet në një shkollë tjetër të specializuar. Tani do t’i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar pas sulmit të dhunshëm që përjetoi. Policia angleze ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot