Është mbajtur mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.
Memli Krasniqi ka thënë se dialogu është pjesë e të gjitha aprtive.
“Koncensusi duhet të jetë i përbashkët. Ka vite që Kosova dialogun me Serbinë e ka arritur shumë marrëveshje disa prej të cilave nuk zbatohen. Është e natyrshme të kemi dallime në konceptet politike për dialogun, megjithatë përfundimi i konfliktit të ngrirë që kemi me Serbinë duhet të jetë pjesë e të gjitha partive politike di dhe njohja reciproke për të vazhduar integrimin e vendit në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se kjo fazë duhet të prodhojë një mërrëveshje ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë.
“Se cila do të jetë marrëveshja është çështje që na takon të gjithëve dhe shpresoj që të kemi koncensus në këtë. PDK është pro dialogut si mënyra më e mirë e arritjeve si shtet por nuk do të lejojmë cenimin e integritetit të shtetit apo Kushtetutën e Kosovës. Lidhur me ketë ne kemi formuar një amandament që tregon se territori i Kosovës është i pacenueshëm. Më shumë se sa ndarja e vendit që është përfolur e që nuk do të ndodh rreziku më i madh është formimi i asociacionit me kompetneca të plota e që kjo nuk do të duhej të ndodhte. Ne e kemi cekur që ai duhet të krijohet sipas Kushtetutës”, ka thënë ai duke përmendur edhe vizitën e Vuçiqit.
“Gjuha e përdorur nga Vuçiq është jo e duhur sidomos ku lartëson kasapin e Ballkanit Millosheviq. Kjo gjuhë është kërcënuese dhe duhet të dënohet. Kjo gjuhë e bënë edhe më të vështirë arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve”, ka thënë ai./Arbresh.info
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve