Puna e një prindi nuk është e lehtë, edukimi i fëmijës është shumë i komplikuar dhe kërkon durim dhe bashkëpunim.
Detyra e prindit bëhet edhe më e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij.
6 gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:
Mos e ndihmoni shumë
Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjëra vet, ai nuk e ndihmon të rritet por pengon zhvillimin e autonomisë së tij.
Ta ndëshkoni për çdo gabim
Ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregohet më i fuqishëm. Ndëshkimi shkakton frikë, armiqësi dhe pakënaqësi mes jush.
Të zgjidhni ju për të
Të vendosësh se çfarë është më e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbuloj interesat pa imponime.
Të flisni në emër të fëmijës
Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni për të, do të vini fëmijën në siklet. Kjo e bënë atë të frikësuar.
Të bëni krahasime
Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvilloj talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.
T’i thoni gjithmonë po
Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni sic duhet fëmijën tuaj. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend