Google ADS

Veseli: Nuk kemi kohë për të humbur, integrimi i Kosovës në BE varet nga puna jonë

16:20 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Është mbajtur mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se MSA është hapi i parë i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës në BE.

“Kosova është tërësisht e përkushtuar në vizionin e saj për tu bërë pjesë e BE-së. Na duhet punë e vazhdueshme dhe e përqëndruar në standarde dhe reforma që përcaktohen në agjendën evropiane. Kuvendi i Kosovës bashkë me Qeverinë dhe institucione tjera janë duke e kryer punën si duhet. Nuk kemi kohë për të humbur duke justifikuar vonesat tona. Liberalizimi i vizave do të shënoj imput të ri të Kosovës në BE. Integrimi i Kosovës varet nga puna jonë. Shoqëritë që besojnë në të ardhmen e tyre suksesin e kanë të garantuar”, ka thënë Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme