Pas publikimit të listave të veteranëve mashtrues, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës. Sipas tyre, këto lista nuk janë të vlefshme, pasi ka shumë persona që e kanë dëshmuar veten në luftë dhe emri i tyre është në listat e veteranëve të rrejshëm. Ata kanë kërkuar që të krijohet një Komision i ri dhe të mos merret Prokuroria me këtë.
Organizata e Veteranëve të Luftës përmes një komunikate ka reaguar ndaj publikimit të listave të veteranëve të rrejshëm, që ka dalë së fundmi në media.
Kjo organizatë është shprehur se ka inkurajuar që nga fillimi prokurorinë në punën e saj për pastrimin e listave nga veteranët e rrejshëm të UÇK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
“Kjo akuzë që ka dalë nga ky hetim me një listë prej mbi 19 000 veteranëve të rrejshëm e që në fakt po dëshmohet se përmban shumë lëshime, nuk mund ta çojë këtë proces deri në fund sepse që në fillim ka komprometuar procesin. Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të fillojë rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një Komisioni i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me ligjin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe Prokuroria do të lirohet në punën e saj”, thuhet në komunikatë.
OVL-ja nëpërmes kësaj komunikate po kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të sqarojë se si ka ardhur deri te hartimi dhe publikimi i këtyre listave.
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...