Bale: Pa Ronaldon jemi skuadër më e mirë

15:42 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Ylli i Real Madrid, Garreth Bale, ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga skuadra madrilene.

Reali e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri fitore në katër takime dhe duke regjistruar një barazim.

Megjithatë, uellsiani mendon se pa Ronaldon lojtarët veprojnë më shumë si skuadër dhe i largohen lojës individuale.

“Dukshëm është më ndryshe. Sigurisht është mungesë e madhe një lojtarë aq i mirë sa Ronaldo. Megjithatë, tashmë luajmë më shumë si skuadër dhe nuk përqendrohemi në një individ” ishin fjalët e Bale.

Uellsiani është kthyer në lojtarin kryesorë të “Los Blancos”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme