Google ADS

Vllaznia lëshon lum akuzash: Na sulmuan trajnerët Nikaj e Ademi, gjyqtari nuk guxoi të përdor kartonin e kuq

14:44 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Vllaznia e Pozheranit ka lëshuar lum akuzash për ndeshjen e humbur në minutat shtesë nga Vushtrria, takim i luajtur në “Ferkiu Aliu” në Vushtrri.

Vllaznia përmes një reagimi ‘maratonik’ ka akuzuar trajnerët e Vushtrrisë, Samuel Nikaj e Fadil Ademi, si dhe lojtarët vushtrrias, konkretisht sulmuesin, Labinot Osmani.

Akuzat më të rënda mori edhe gjyqtari, Festim Dogani, raporton Gazeta Olle.

Reagimi origjinal i Vllaznisë

Pas ndeshjës së zhvilluar në Vushtrri në mes të Kf Vllaznia Pozhran vs Vushtrria , kryesia e klubit të Kf Vllaznia mbajti mbledhje të jashtzakonshme ku u bë analiza e ndeshjës. Pritja nga nikoqiri që në fillim te len shum per të deshiruar , edhe sigura ishte e manget ku gjatë gjithë ndeshjes kishe sharje në kor dhe hedhje të panderprera te shisheve dhe gjesendeve të forta në fushë nga shikuesit dhe mbledhsit e topave , gjithashtu nga stafi teknik dhe një pjesë e kryesisë bënë presion direkt ndaj lojtareve tanë ku ne këtë rast vlen të potencohet trajneri Samuel Nikaj dhe ndihmsi I tijë Tahir Ademi gjat perfundit të pjesës së parë sulumuan lojtaret tonë por më të drejtë perdrejt ishin ndaj Jurgrn Gjinit golashenuesit të klubit tonë. Si përfundim ne si klub jemi të zhgenjyer me pritjën që na u bë nga ana e nikoqirit Vushtrris.

Ndërsa sa I përket referimit ne vrejtem se qysh në fillim ky referim është I ndikuar , në minute 9-10 lojtari( kapiten) nga Vushtrria Labinot Osmani shqelmon pa top lojtarin tonë Elbasan Thaqin në prezenc të referit ndersa referi kryesor Festim Dogani e ndeshkon vetem me karton të verdhë, në minuten e 20-et po I njejti Festim Dogani referon penallti një meter jasht vijës së gjashtmbdhjetmetërshit , referon mbi 20 faula vetem pjesën e parë që vetem ai I shike se janë të tillë.

Pas përfundimit të pjesës së parë kryetrajneri I ekipës vendase fyen rend lojtarët tonë, ndims trajneri dhe disa antar teë kryesis futen ne fushë dhe sulmojnë lojtaret tanë që I pane të gjithë përveq referit Kryesor Festim Doganit, fillon pjesa dytë me një presion të pa pare ndonjëher , në minutën 65 të takimit ekipi jonë kalonë në epersi , dhe që nga ai minut fillon ferri në Vushtrri. hedhje të pa nderprera të gjesendeve në fushë presione të pa para por për qudi referi nuk I shike këto, minuta e 86 e takimit përveq se ishte pozitë jasht loje diku 2 metra ( është kamera e ffk-së ju kishim lute ta shikoni) lojtari ngaVushtrria fut topin me dor në portë dhe për qudinë e gjithëve referi anësor Hysni Ademi dhe Festim Dogani nuk e panë as këtë, ndersa kulmi i ndeshjës ishte minuta e 92-të ku referi Festim Dogani referon penallti ku lojtari jonë ishte një meter larg lojtarit kundershtar.

Këta nuk u knaqën me kaq shikuesit e tyre dhe gjitha ata qe ishin poshtë hudhin gjesende të forta pa nderprer në fush ku personi zyrtar I ekipës tonë goditet dhe gjakoset ne fushë dhe këta ( referat )nuk ndermarrin asnjë vendim vetem se vazhdojn sikur nuk ka ndodhë asgjë. Në Vushtrri gjithqka kishte dje përveq futbollit dhe mikpritjës nga ana e ekipit nikoqir turp turp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme