Google ADS

Akuzohet se përdhunoi 16 vjet të bijën, halla: Im vëlla të pushkatohet nëse është fajtor

14:39 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Është rikthyer sërish në emisionin ‘Me zemër të hapur’ historia e inçestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 16 vite me radhë me vajzën e tij.

Në studion e ‘News24’ ndodhej motra e Qirjako Nakuçit, shtetasja me inicialet E. N., e cila tregon se si e mori vesh lajmin, ndërsa mohon kategorikisht akuzat.

Po ashtu halla e 25-vjeçares hodhi akuza live për policinë, pasi pretendon se vëllai i saj është rrahur me hekur pas koke. Sipas saj ka qenë nëna që i ka braktisur të tre fëmijët, duke i lënë tek babai. Pas vendimit të gjykatës, halla tregon se 8 muaj më vonë, në vitin 2002, fëmijët kërkuan të ktheheshin sërish tek babai.

“Unë nuk kam ardhur që të mbroj Qirjakon. Unë s’e kuptoj ça ishte ky lajm. Por ka prokurori, polici, që do të hetojnë ngjarjen. Por faj kanë edhe mediat se e kanë bërë fakt të kryer. E bënë vëllain tim monstër. Por duhet që të merret në pyetje vajza. Vëllai im u dhunua në polici. S’e dija ku isha. Shkova në Vaqarr. U shokova kur e pashë, ishte i frikësuar. Unë i thashë shprehimisht; nëse je fajtor, të pushkatohesh. E mora vesh lajmin përmes ‘News24’. Ata e kanë rrahur keq vëllain tim, e qëlluan me hekur pas koke”, tha halla në studio, shkruan ‘BalkanWeb’.

Sipas saj e gjithë kjo ngjarje është trilluar nga vajza e dhe familjarët e saj pasi në mes është pasuria.

Emisioni “ Me Zemër të Hapur” trajtoi edhe në datën 13 shtator rastin e vajzës që dëshmoi pas 16 vitesh se babai i saj e dhunonte seksualisht, madje dhe se e kishte detyruar atë që të abortonte fëmijën.

Për herë të parë në studion televizive doli një nga familjarët e vajzës. Gjyshi 81-vjeçar pohoi para publikut se babai dhunues ka ushtruar dhunë sistematike ndaj gjithë familjes. Ai deklaroi në emision se dikur ka patur një hetim për dhunuesin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga paraburgimi i Vaqarrit. Qirjako Nakuçi u shpreh në lidhje telefonike se nuk e ka dhunuar seksualisht të bijën madje u shpreh se vajza, kur është kryer divorci, ka kërkuar të ishte me të atin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme