Australia ka urdhëruar një hetim për të zbuluar, gjilpërat e qepjes në luleshtrydhe në mes të rritjes së alarmit dhe frikës përgjatë vendit. Kutitë e kontaminuara tani janë raportuar në gjashtë shtete dhe territore. Një ministër e quajti një ‘krim të egër’. Një njeri u dërgua në spital pasi hëngri një luleshtrydhe që mbante brenda një gjilpërë.
Disa marka janë tërhequr, teksa supermarketet më të mëdha të Zelandës së Re kanë ndaluar së shituri luleshtrydhe australiane si një masë parandaluese. Ministri i Shëndetësisë së Australisë, Greg Hunt e urdhëroi Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Australisë dhe Zelandës së Re që të hetojë ngjarjen.
“Ky është një krim i egër dhe një sulm i përgjithshëm mbi publikun,” tha ai. Autoritetet lokale po hetojnë gjithashtu, por nuk kanë identifikuar ndonjë të dyshuar.
Frika e kopjimit të ngjarjes
Rastet e para u raportuan në Kuinsland javën e kaluar, përpara se të përhapeshin në Uellsin e Ri Jugor, Viktoria, Australinë Jugore dhe Tasmani. Kultivuesit dhe policia kanë sugjeruar se disa raste mund të jenë incidente të kopjuara.
Qeveria e Kuinsland ka ofruar rreth 100,000 $ australianë ose rreth 72,000 $ amerikanë si shpërblim për informacion.
“Si mundet një njeri me mend në kokë të dojë të vendosë shëndetin e një foshnje apo fëmije në rrezik duke bërë një veprim aq të frikshëm”, tha kryeministrja Anastasia Palaszczuk të shtunën.
Të enjten, kultivuesit e luleshtrydheve në Kuinsland thanë se gjilpërat mund të jenë vendosur nga një punëtor i pakënaqur. Gjithsesi policia tha se ishte shumë herët për të spekuluar. Të paktën gjashtë marka e kanë patur këtë problematikë: Berry Obsession, Berry Licious, Love Berry, Donnybrook Berries, Delightful Strawberries dhe Oasis.
Zyrtarët e shëndetit i kanë këshilluar australianët t’i presin luleshtrydhet përpara se t’i hanë.
Kultivuesit kanë shprehur shqetësimin se ngjarja që ka ndodhur gjatë kulmit të prodhimit, mund të ketë një efekt negativ në shitje për një industri që vlen rreth 130 milion dollarë australianë.
Të hënën, dy distributorët më të mëdhenj të ushqimit në Australi- Countdown dhe Foodstuffs – thanë se ata kanë ndaluar së importuari luleshtrydhe australianë për shkak të kësaj ndodhie./BBC
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...