Google ADS

Ahmet Krasniqi rivarroset të premten në Kosovë, edhe pas 20 vjetësh s’është zbardhur vrasja e tij

11:17 | 17 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Një vit më parë deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, bashkë me familjarët e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, kishin kërkuar që i ndjeri të rivarroset në Kosovë. Kjo kërkesë ishte miratuar. Të premten pritet që përfundimisht Ahmet Krasniqi të rivarroset në Kosovë.

“Ish-ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, do të rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Sot, patëm nderin që në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, t’ia dorëzojmë Ministrit të FSK-së, z. Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për këtë çështje.

Ministri i FSK-së, u falënderua pēr besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë”, shkruante në dhjetorin e vitit të kaluar Maloku.

“Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhërat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhëri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi”, ka përfunduar ajo./gazetaexpress

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme